Anëtare e Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë Tiranë
Av. Albina Kola
CV e shkurtër
Albina Kola ka lindur më 03.06.1993 në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës. Në vitin 2011 ka fituar të drejtën e studimit në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet Bachelor në Drejtësi dhe Master Shkencor në të Drejtën Civile.
Gjatë periudhës së Fakultetit ka marrë pjesë në Klinikën e Ligjit duke dhënë opinione ligjore, si dhe në gjyqe imituese, trajnime dhe konferenca të ndryshme. Pas diplomimit ka ndjekur Shkollën e Avokatisë dhe, pas kalimit me sukses të provimit për avokat, ka fituar licencën për ushtrimin e profesionit të avokatit. Më tej ka punuar si asistente dhe avokate në disa studio ligjore për një periudhë trevjeçare.
Më 07.03.2022 ka hapur zyrën e saj të avokatisë, e cila trajton me sukses dhe përkushtim çështje të ndryshme civile, administrative, penale dhe tregtare. Që nga maji i vitit 2026 është zgjedhur anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
Eksperienca profesionale
- 2026 – në vijimAnëtare e Komitetit DrejtuesDhoma e Avokatisë Tiranë
- 2026 – në vijimAnëtare e Këshillit të PërgjithshëmDhoma e Avokatisë e Shqipërisë
- 2022 – në vijimAvokateZyra e Avokatisë Albina Kola
- Më herëtAsistente dhe avokateStudio të ndryshme ligjore