Përfaqësues në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë
Av. Prof. Asoc. Dr. Besnik Çerekja
CV e shkurtër
Prof. Asoc. Dr. Besnik Çerekja është avokat i licencuar, themelues dhe drejtues i studios ligjore “Çerekja & Associates”, si dhe akademik, me mbi 20 vjet përvojë profesionale në fushën juridike dhe akademike. Prej vitit 2006 ushtron profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë, me një praktikë të fokusuar kryesisht në çështje penale, civile, familjare dhe tregtare, duke përfaqësuar persona fizikë dhe juridikë në të gjitha shkallët e gjykimit.
Krahas ushtrimit të profesionit të avokatit, prej vitit 2005 është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në Departamentin e të Drejtës Penale, ku ka zhvilluar një karrierë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor. Në periudhën mars 2012 – qershor 2016 ka ushtruar funksionin e Zëvendës Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë.
Prof. Asoc. Dr. Besnik Çerekja ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit “La Sapienza” të Romës në vitin 2005. Po pranë këtij universiteti ka përfunduar Masterin në “Të Drejtat e të Miturve”, me vlerësimin maksimal 110/110 me lavdërime. Në vitin 2013 ka fituar gradën shkencore “Doktor i Shkencave” pranë Departamentit Penal të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2015 ka fituar titullin akademik “Profesor i Asociuar” në fushën e së drejtës penale.
Veprimtaria e tij akademike përfshin pjesëmarrjen me referate në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe autorësinë e një sërë botimesh shkencore të publikuara në revista akademike brenda dhe jashtë vendit.
Në fillimet e karrierës profesionale, gjatë periudhës 2006–2008, ka ushtruar gjithashtu veprimtarinë e përkthyesit zyrtar të jashtëm për gjuhën italiane pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Krahas veprimtarisë profesionale dhe akademike, Prof. Asoc. Dr. Besnik Çerekja është i angazhuar në strukturat përfaqësuese të profesionit të avokatit. Prej datës 22 maj 2026 është Përfaqësues në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, për të dytin mandat radhazi.
Përvoja e tij profesionale ndërthur praktikën dhe drejtimin në fushën e avokatisë me veprimtarinë akademike dhe kërkimin shkencor, veçanërisht në fushën e së drejtës penale, si dhe me përvojën në drejtimin universitar dhe angazhimin institucional në strukturat përfaqësuese të profesionit të avokatit.
Eksperienca profesionale
- 2026 – në vijimPërfaqësues në Këshillin e Përgjithshëm, mandati i dytë radhaziDhoma e Avokatisë e Shqipërisë
- 2015 – në vijimProfesor i Asociuar, Departamenti i së Drejtës PenaleFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
- 2012 – 2016ZëvendësdekanFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
- 2006 – në vijimAvokat; themelues dhe drejtuesStudio ligjore “Çerekja & Associates”
- 2006 – 2008Përkthyes zyrtar i jashtëm për gjuhën italianeMinistria e Drejtësisë
- 2005 – në vijimPedagog, Departamenti i së Drejtës PenaleFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës