Kalo te përmbajtja kryesore

Dhoma e Avokatisë Tiranë

Kontakt
DHAT
Kthehu te Drejtimi i DHAT

Anëtar i Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë Tiranë

Av. Bledar Meminaj

CV e shkurtër

Bledar Meminaj është avokat në Tiranë, i certifikuar nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë, dhe e ushtron profesionin që nga viti 2013. Në vitin 2020 themeloi Studio Ligjore Meminaj, të cilën e drejton që atëherë si administrator. Ai ofron konsulencë ligjore për individë dhe biznese, si dhe përfaqësim në të gjitha shkallët e gjykimit në çështje penale, civile, administrative dhe tregtare, në arbitrazh dhe pranë organeve shtetërore. Veprimtaria e tij përfshin gjithashtu mbrojtjen në procese penale që nga faza e ndalimit, hartimin e kontratave dhe marrëveshjeve, si dhe përgatitjen e kërkesëpadive, ankimeve, rekurseve dhe kërkesave pranë Gjykatës Kushtetuese. Studioja ofron edhe shërbime të konsulencës financiare dhe fiskale.

Karrierën juridike e nisi si jurist në pozicionin e regjistruesit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit (sot Qendra Kombëtare e Biznesit), ku punoi nga viti 2011 deri në vitin 2013. Është diplomuar në Shkenca Juridike në Albanian University (2011) dhe ka fituar gradën Master i Shkencave në të Drejtë Civile dhe Tregtare nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë (2021). Në vitin 2018 ka përfunduar trajnimin fillestar për ndërmjetës pranë Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve. Zotëron shumë mirë anglishten dhe italishten.

Eksperienca profesionale

  1. 2026 – në vijimAnëtar i Komitetit DrejtuesDhoma e Avokatisë Tiranë
  2. 2020 – në vijimThemelues dhe administratorStudio Ligjore Meminaj
  3. 2013 – në vijimAvokat
  4. 2011 – 2013Jurist, regjistruesQendra Kombëtare e Regjistrimit (sot Qendra Kombëtare e Biznesit)