Përfaqësuese në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë
Av. Brikena Demiraj
CV e shkurtër
Brikena Demiraj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës, ku ka kryer studimet Bachelor dhe Master Shkencor në profilin Civil. Ajo është pajisur me titullin Avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë që prej vitit 2015. Ajo gëzon një përvojë mbi 12-vjeçare në sistemin e drejtësisë, sektorin publik dhe atë privat. Në veprimtarinë e saj pranë Studios Ligjore “DEMIRAJ”, njihet veçanërisht për përfaqësimin e suksesshëm dhe mbrojtjen profesionale në çështjet penale, duke garantuar mbrojtjen rigoroze të të drejtave dhe garancive procedurale të subjekteve në të gjitha fazat e procesit gjyqësor.
Përvoja e saj shtrihet gjithashtu në institucione të rëndësishme të administratës publike dhe qendrore (përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Drejtësisë dhe Bashkinë Tiranë), çka i ka dhënë asaj një ekspertizë të gjithanshme ligjore në të drejtën civile, tregtare, administrative, prokurimet publike si dhe në analizën e kuadrit rregullator e normativ.
Në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, Av. Demiraj ka kryer një sërë trajnimesh dhe kualifikimesh të specializuara nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare (si ASPA, PGLI, etj.) në fusha të tilla si Kodi i Procedurave Administrative, Prokurimi Publik, Partneriteti Publik-Privat (PPP), Tregu i Përbashkët Europian, Global Leadership, Menaxhimi i Projektesh dhe Shkrimi i Projekt-Propozimeve sipas standardeve të BE-së.
Aktualisht, përveç ushtrimit të profesionit të avokatit, shërben si Anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, me angazhim të veçantë në ruajtjen e standardeve profesionale, etikës ligjore dhe mbrojtjen e pavarësisë së avokatisë.
Eksperienca profesionale
- 2026 – në vijimPërfaqësuese në Këshillin e PërgjithshëmDhoma e Avokatisë e Shqipërisë
- 2015 – në vijimAvokateStudio Ligjore “DEMIRAJ”
- Më herëtJuriste në administratën publikeMinistria e Bujqësisë, Ministria e Drejtësisë, Bashkia Tiranë