Kalo te përmbajtja kryesore

Dhoma e Avokatisë Tiranë

Kontakt
DHAT
Kthehu te Drejtimi i DHAT

Përfaqësuese në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë

Av. Edlira Kapllani

CV e shkurtër

Edlira Kapllani është themeluese dhe drejtuese në K Law Firm, me 17 vite përvojë profesionale në fushën juridike, përfshirë 13 vite në ushtrimin e profesionit të avokates. Veprimtaria e saj ndërthur përfaqësimin gjyqësor, këshillimin juridik, drejtimin, mësimdhënien dhe kontributin në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Ka përfunduar studimet në Drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 2009 dhe Masterin e Nivelit të Dytë në Shkenca Penale në vitin 2012. Ka fituar titullin “Avokat” në vitin 2011 dhe prej vitit 2013 ushtron profesionin në mënyrë të pavarur.

Ka mbajtur funksione drejtuese dhe të këshillimit juridik në sektorin privat duke bashkëpunuar me profesionistë edhe në studio ligjore ndërkombëtare, përfshirë angazhimin në procedurë arbitrazhi pranë Qendrës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të Vjenës (VIAC).

Ka kontribuar në procesin e Reformës në Drejtësi, përmes analizave, studimeve dhe opinioneve juridike. Përvoja e saj institucionale përfshin kërkimin dhe këshillimin juridik në nivel të qeverisjes vendore. Gjatë viteve 2009–2013 ka qenë pedagoge e së drejtës civile dhe sociologjisë së të drejtës pranë institucioneve universitare private.

Ka ndjekur trajnime dhe programe specializimi në Shqipëri dhe jashtë vendit, ndër të cilat trajnimin “Ligji për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare dhe roli i ekipit pro bono në zbatimin e tij”, organizuar nga FORCAST dhe USAID, si dhe trajnime mbi “Krimin e Organizuar”, zhvilluar në Ankara, Turqi.

Për një periudhë dyvjeçare ka qenë e angazhuar në projektin “Forcimi i të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin dhe mekanizmat parandalues në shoqërinë shqiptare”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe Qendra Shqiptare për Trajnime dhe Studime Ligjore. Ky angazhim përfshiu kontributin në përgatitjen dhe publikimin e katër broshurave informuese mbi të drejtat e fëmijëve, të destinuara për grupet e interesit.

Përvoja e saj përfshin edhe angazhime me dimension ndërkombëtar, ndër të cilat përfaqësimi ligjor i Konsullit të Indonezisë në Shqipëri dhe marrëdhëniet profesionale me Ambasadën e Indonezisë me seli në Bullgari.

Prej vitit 2026 është zgjedhur përfaqësuese e Dhomës së Avokatisë Tiranë në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.

Eksperienca profesionale

  1. 2026 – në vijimAnëtare e Këshillit të Përgjithshëm, përfaqësuese e Dhomës së Avokatisë TiranëDhoma e Avokatisë e Shqipërisë
  2. 2013 – në vijimThemeluese dhe drejtueseK Law Firm
  3. 2013 – në vijimPërfaqësim ligjor dhe bashkëpunim ndërkombëtarKonsulli i Indonezisë në Shqipëri; Ambasada e Indonezisë me seli në Bullgari
  4. 2017 – 2018Kërkim juridik dhe koordinim i formimit vazhdues të magjistratëveShkolla e Magjistraturës
  5. 2016 – 2017Konsulente juridikeQendra Shqiptare për Trajnime dhe Studime Ligjore (ACLTS)
  6. 2015 – 2017Eksperte teknike në reformën në drejtësiKuvendi i Shqipërisë
  7. 2009 – 2014Drejtuese ekzekutive dhe këshilltare juridikeSektori privat: detyrime financiare dhe ristrukturim, kontrata, shoqëri tregtare, përfaqësim gjyqësor, sektori i ndërtimit
  8. 2009 – 2013Pedagoge e së drejtës civile dhe sociologjisë së të drejtësInstitucione universitare private