Anëtar i Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë Tiranë
Av. Isuf Shehu
CV e shkurtër
Avokat Isuf Shehu është diplomuar në Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2004. Ushtron profesionin e avokatit prej më shumë se 20 vitesh.
Gjatë veprimtarisë së tij profesionale, Av. Shehu ka përfaqësuar dhe këshilluar individë dhe subjekte në çështje penale, civile, administrative dhe tregtare, me ekspertizë të veçantë në fushën e së drejtës civile, penale, të drejtës tregtare dhe së drejtës publike.
Ka ushtruar funksionet e Nënkryetarit të Bashkisë Tiranë dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Këto eksperienca i kanë mundësuar një njohje të drejtpërdrejtë të funksionimit të administratës publike dhe të proceseve vendimmarrëse, duke plotësuar profilin e tij si profesionist i së drejtës. Gjithashtu ka zhvilluar edhe veprimtari akademike si pedagog në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Av. Isuf Shehu ushtron profesionin me fokus te analiza juridike, përfaqësimi profesional dhe gjetja e zgjidhjeve efektive për çështjet që i besohen. Ai zotëron gjuhën angleze dhe italiane.
Eksperienca profesionale
- 2026 – në vijimAnëtar i Komitetit DrejtuesDhoma e Avokatisë Tiranë
- 2004 – në vijimAvokat
- Më herëtNënkryetarBashkia Tiranë
- Më herëtDrejtor i PërgjithshëmAutoriteti Kombëtar i Ushqimit
- Më herëtPedagogUniversiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës