Kalo te përmbajtja kryesore

Dhoma e Avokatisë Tiranë

Kontakt
DHAT
Kthehu te Drejtimi i DHAT

Përfaqësues në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë

Av. Prof. Asoc. Dr. Iv Rokaj

CV e shkurtër

Iv Rokaj është avokat dhe Profesor i Asociuar pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ku jep mësim të Drejtën Penale (Pjesa e Përgjithshme) dhe të Drejtën Kibernetike. Është themelues i Studios Ligjore “Rokaj & Partners”.

Ka përfunduar studimet e integruara të nivelit të dytë (Master i Shkencave në Drejtësi) në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2011, me temë diplome mbi pastrimin e produkteve të veprës penale. Si bursist Fulbright, në vitin 2015 ka fituar diplomën Master në të Drejtën Penale (LL.M.) me rezultate të shkëlqyera pranë SUNY Buffalo Law School, The State University of New York, SHBA. Në vitin 2017 ka fituar gradën shkencore “Doktor” në të drejtën penale pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2024 titullin akademik “Profesor i Asociuar”.

Fushat e tij të ekspertizës dhe të kërkimit shkencor përfshijnë të drejtën penale, të drejtën penale informatike (kibernetike), pastrimin e parave, si dhe të drejtën e markave dhe të pronësisë intelektuale. Është autor i një sërë artikujsh shkencorë të botuar në revista akademike ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë me kumtesa në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndër të tjera në Universitetin e Tiranës, Venice International University, Corvinus University në Budapest dhe Universitetin e Barcelonës. Që nga viti 2024 është anëtar i projektit ndërkombëtar “Uninovis Alliance”.

Prej datës 22 maj 2026 është Përfaqësues në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë. Zotëron shumë mirë anglishten dhe italishten dhe ligjëron edhe në gjuhën angleze.

Eksperienca profesionale

  1. 2026 – në vijimPërfaqësues në Këshillin e PërgjithshëmDhoma e Avokatisë e Shqipërisë
  2. 2024 – në vijimProfesor i AsociuarFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
  3. Në vijimAvokat, themeluesStudio Ligjore “Rokaj & Partners”
  4. Në vijimPedagog i së Drejtës Penale (Pjesa e Përgjithshme) dhe i së Drejtës KibernetikeFakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës