Kalo te përmbajtja kryesore

Dhoma e Avokatisë Tiranë

Kontakt
DHAT
Kthehu te Drejtimi i DHAT

Përfaqësues në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë

Av. Julian Mërtiri

CV e shkurtër

Është avokat nga viti 2007, me 20 vite përvojë të pandërprerë profesionale në të drejtën civile, penale dhe atë administrative. Ka përfunduar studimet për Drejtësi në Fakultetin e Drejtësisë të Bukureshtit, Republika e Rumanisë, në vitin 2006, me rezultate të shkëlqyera.

Në vitin 2009 ishte një nga ortakët themelues të studios ligjore Fatmir Braka, Partners & Associates, në të cilën është angazhuar në këshillimin e vazhdueshëm dhe përfaqësimin e suksesshëm të subjekteve të shumta tregtare, bankave dhe individëve, në çështje me interes të lartë publik.

Avokat Mërtiri është bërë pjesë e strukturave të Dhomës së Avokatisë si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, duke filluar nga viti 2012. Nga viti 2018 është Anëtar i Asamblesë së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, organizatë me kontribut madhor në respektimin e të drejtave të njeriut dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Duke filluar nga viti 2017 është anëtar i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nga viti 2019 Kryetar i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF.

Eksperienca profesionale

  1. 2012 – në vijimAnëtar i Këshillit të PërgjithshëmDhoma e Avokatisë e Shqipërisë
  2. 2019 – në vijimKryetar i Komisionit të Disiplinës dhe EtikësFederata Shqiptare e Futbollit
  3. 2018 – në vijimAnëtar i AsamblesëKomiteti Shqiptar i Helsinkit
  4. 2009 – në vijimOrtak themeluesStudio ligjore “Fatmir Braka, Partners & Associates”
  5. 2007 – në vijimAvokat
Av. Julian Mërtiri · DHAT