Kalo te përmbajtja kryesore

Dhoma e Avokatisë Tiranë

Kontakt
DHAT
Kthehu te Drejtimi i DHAT

Përfaqësues në Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë

Av. Ledio Braho

CV e shkurtër

Ledio Braho, që nga nëntori i vitit 2014, është avokat dhe Partner Themelues/Drejtues pranë Zyrës “B&K Legal & Tax Consulting” sh.p.k., me aktivitet kryesor në fushën e të drejtës civile dhe asaj administrative. Më parë ai ka punuar si Këshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e Programit Lead Albania.

Zoti Braho ka kryer studimet master (LL.M.) në fushën e të drejtave ndërkombëtare të njeriut dhe ligjit humanitar pranë Europa-Universität Viadrina në Gjermani, me bursë nga Shërbimi Akademik i Shkëmbimit Gjerman (DAAD). Më herët, ai ka kryer studimet në jurisprudencë duke u diplomuar në vitin 2009 si jurist pranë Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë studimeve, ai ka qenë i zgjedhur si përfaqësues i studentëve në Këshillin Akademik të Fakultetit të Drejtësisë.

Si avokat, z. Braho është zgjedhur për disa mandate si Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë që nga viti 2018. Gjithashtu që nga ky vit, ai është zgjedhur edhe si anëtar i Komitetit të Disiplinës pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Me vendim të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë ai është emëruar si Konsulent, pjesë e Rrjetit të Profesionistëve të Konsultimit Publik për Grupin e Reformës në Sistemin Gjyqësor, ku ka dhënë disa opinione.

Zoti Braho ka punuar më parë pranë Inspektoratit Qendror, Ministrisë së Integrimit Evropian, si edhe lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Private dhe asaj Publike pranë “Albanian University” në Tiranë.

Së fundmi, që nga tetori i vitit 2020, z. Braho është zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, funksion ky që e ushtron me kohë të pjesshme.

Eksperienca profesionale

  1. 2020 – në vijimAnëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (me kohë të pjesshme)Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
  2. 2018 – në vijimAnëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Komitetit të DisiplinësDhoma e Avokatisë e Shqipërisë
  3. 2014 – në vijimAvokat, Partner Themelues/DrejtuesB&K Legal & Tax Consulting sh.p.k.
  4. Më herëtKëshilltar Ligjor i Presidentit të Republikës (Programi Lead Albania)Presidenca e Republikës së Shqipërisë
  5. Më herëtKonsulent, Rrjeti i Profesionistëve të Konsultimit PublikKomisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë
  6. Më herëtLektor i së Drejtës Ndërkombëtare Private dhe PublikeAlbanian University, Tiranë
Av. Ledio Braho · DHAT