Kryetar i Dhomës së Avokatisë Tiranë
Av. Prof. Asoc. Dr. Klodjan Skënderaj
CV e shkurtër
Ka përfunduar me rezultate maksimale studimet universitare në vitin 2005, pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Gjenovës, Itali. Ushtron profesionin e avokatit për një periudhë mbi 15 vjeçare.
Në vitin 2014 ka përfunduar studimet e doktoratës në fushën e së drejtës së procedurës penale. Prej vitit 2016 mban titullin “Profesor i Asociuar”.
Prej vitit 2008 e në vazhdim është pedagog i lëndës “Procedurë Penale” pranë Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, e prej vitit 2015 e në vazhdim është pedagog edhe në lëndën “Ekzekutimi i Vendimeve Penale” në këtë fakultet.
Është autor i monografisë “Ekzekutimi i Vendimeve Penale”, literaturë për studentët dhe operatorët e sistemit të drejtësisë.
Në vitet 2015–2017 ka qenë pjesë e sekretariatit teknik pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me angazhim dhe kontribut aktiv në hartimin e paketës ligjore mbi ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale.
Përgjatë viteve 2018–2021 ka qenë ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës në Programin e Trajnimit Vazhdues. Gjithashtu është angazhuar si ekspert në projekte të ndryshme me fokus ligjin procedurial penal dhe atë material.
Prej shtatorit 2020 deri në shtator 2024 ka qenë anëtar i Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës.
Është autor i një numri të madh punimesh shkencore të paraqitura në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe artikujsh shkencorë të publikuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Prej vitit 2026 është Kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, si dhe anëtar i Komitetit Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë.
Eksperienca profesionale
- 2026 – në vijimKryetarDhoma e Avokatisë Tiranë
- 2026 – në vijimAnëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Komitetit DrejtuesDhoma e Avokatisë e Shqipërisë
- 2020 – 2024Anëtar i Senatit AkademikUniversiteti i Tiranës
- 2018 – 2021Ekspert, Programi i Trajnimit VazhduesShkolla e Magjistraturës
- 2016 – në vijimProfesor i AsociuarUniversiteti i Tiranës
- 2015 – 2017Sekretariati teknik, Kodi i Procedurës PenaleKuvendi i Republikës së Shqipërisë
- 2008 – në vijimPedagog i “Procedurës Penale”Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës