Kalo te përmbajtja kryesore

Dhoma e Avokatisë Tiranë

Kontakt
DHAT
Kthehu te Drejtimi i DHAT

Sekretare e Dhomës së Avokatisë Tiranë

Av. Xharije Nela

CV e shkurtër

Ka përfunduar studimet universitare në Drejtësi në vitin 2011 dhe studimet pasuniversitare “Master i Shkencave në të Drejtë Civile” në vitin 2013. Në vitin 2014 ka përfunduar Shkollën e Avokatisë dhe është licencuar si avokate nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Prej vitit 2015 e në vazhdim ushtron profesionin e avokates.

Në vitin 2016 ka përfunduar programin e trajnimit dhe formimit fillestar profesional për ndërmjetës, të miratuar nga Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit, ndërsa në vitin 2017 është licencuar nga Ministria e Drejtësisë si ndërmjetëse.

Në vitin 2019 ka përfunduar studimet “Master Profesional në EU Business Law” pranë Universitetit të Tiranës. Formimi i saj akademik përfshin gjithashtu Master të Nivelit të Tretë në Kriminologji. Aktualisht ndjek studimet doktorale pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Ka marrë pjesë në programe trajnimi dhe projekte në fushën e së drejtës, të drejtave të njeriut dhe të drejtave të fëmijëve. Gjatë viteve 2016–2017 ka qenë trajnere në projektin “Të Drejtat e Fëmijëve në konflikt me ligjin dhe mekanizmat parandalues në shoqërinë shqiptare”, realizuar nga Qendra ACLTS, Tiranë.

Ka mbajtur detyrën e koordinatores në projektin “Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit në Drejtësi SEJ II”, mbi vlerësimin e gjykatave nga përdoruesit, projekt i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës.

Në kuadër të veprimtarisë së saj akademike dhe kërkimore, është autore e artikujve shkencorë në fushën e së drejtës dhe ka referuar e marrë pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Është themeluese dhe drejtuese e “Studio Ligjore NELA”, me seli në Tiranë, si dhe themeluese e Shoqatës “Drejtësi Në Veprim” (D.N.V.), ku mban detyrën e Drejtorit Ekzekutiv.

Prej vitit 2026 është zgjedhur në detyrën e Sekretares së Dhomës Vendore të Avokatisë Tiranë.

Eksperienca profesionale

  1. 2026 – në vijimSekretareDhoma e Avokatisë Tiranë
  2. 2015 – në vijimAvokate; themeluese dhe drejtuese“Studio Ligjore NELA”, Tiranë
  3. 2017 – në vijimNdërmjetëse e licencuarMinistria e Drejtësisë
  4. 2016 – në vijimThemeluese dhe Drejtore EkzekutiveShoqata “Drejtësi Në Veprim” (D.N.V.)
  5. 2016 – 2017TrajnereQendra ACLTS, Tiranë