Kalo te përmbajtja kryesore

Dhoma e Avokatisë Tiranë

Kontakt
DHAT
Kthehu te Njoftime

Me hidhërim të thellë, lamtumirë kolegut tonë, Av. Saimir Vishaj

Publikuar më

Dhoma e Avokatisë Tiranë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të kolegut Av. Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare. Ceremonia mortore zhvillohet të enjten, 5 nëntor 2026, ora 11:00, në Babicë, Vlorë.

Av. Saimir Vishaj

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë të nderuar, Av. Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare.

Largimi i tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, miqtë, kolegët dhe komunitetin e avokatëve.

Avokat Saimir Vishaj do të kujtohet me respekt për kontributin e tij në profesionin e avokatit dhe për vitet e përkushtimit ndaj drejtësisë.

Në këto momente të vështira, Dhoma e Avokatisë Tiranë i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vishaj, të afërmve dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njihnin e të punonin me të.

Ceremonia mortore do të zhvillohet ditën e enjte, më 5 nëntor 2026, në orën 11:00, në Babicë, Vlorë.

U prehtë në paqe!

Me respekt dhe dhimbje,

Dhoma e Avokatisë Tiranë