U zhvillua takimi me avokatët e listës kryesisht
Publikuar më
Më 26 tetor 2026, pranë Hotel Plaza, u zhvillua takimi me avokatët e listës kryesisht mbi rolin e avokatit të caktuar kryesisht dhe sfidat e praktikës. Problematikat dhe propozimet do t’u përcillen institucioneve përgjegjëse.

Sot, më 26 tetor 2026, pranë Hotel Plaza, u zhvillua takimi me avokatët e listës kryesisht, me temë:
“Roli i avokatit të caktuar kryesisht në garantimin e mbrojtjes efektive dhe sfidat e praktikës profesionale”.
Në një frymë diskutimi të hapur dhe debati të gjallë e konstruktiv, avokatët pjesëmarrës ndanë përvojat e tyre, evidentuan vështirësitë e hasura në praktikën e përditshme dhe paraqitën propozime konkrete për adresimin e tyre. Konsultimi vuri në qendër nevojën për të garantuar një mbrojtje efektive dhe për të përmirësuar kushtet në të cilat avokatët e caktuar kryesisht ushtrojnë detyrën.
Problematikat e ngritura dhe propozimet e paraqitura do t’u përcillen institucioneve përgjegjëse dhe do të ndiqen në vijimësi, me synim ndërmarrjen e hapave konkretë drejt zgjidhjes së tyre.
Ky takim shërbeu si një hap i rëndësishëm në forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit profesional. Angazhimi i përbashkët do të vijojë, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve dhe respektimit të rolit e përgjegjësive të avokatit.
Falënderojmë të gjithë kolegët për pjesëmarrjen aktive, qëndrimet e shprehura dhe kontributin e tyre të çmuar.



